Vrasja e efektivit, ekspertët kritikojnë policinë

Efektivët e grupit operacional, i përbërë nga Saimir Hoxha i cili humbi jeten, shefi i krimeve Palushi dhe efektivi Petrit Doda, nuk kishin plotësuar asnjë nga elementet e sigurisë që janë të parashikuara në këto plane policore. Ekspertët nuk ngurrojnë që të ngrenë gishtin e akuzës mbi drejtorin e policisë së Lezhës, Lorenc Shehu, i cili ka firmosur këtë plan operacional.

”Policia e Shtetit gjithmonë nuk del dot në terren pa një plan organizativ. Që do të thotë ka një indicie fillestare, ka një informacion në rrugët operative. Më pas këto vlerësohen rast pas rasti dhe pasi vlerësohet, menjëherë bëhet plani operacional. Këto janë elementë që kanë të bëjnë edhe me burimet njerëzore, edhe me logjistikën dhe pajisjet e ndryshme, edhe me rrezikun në terren ku do të operohet. Këto janë praktika të cilat i kalojnë në rrugë zyrtare dhe konfirmohen nga drejtori i policisë vendore”,-thotë Ervin Karamuço.

Edhe pse policia ka përafruar standartet e operacioneve të tilla me ato ndërkombëtare, rasti i policisë së Lezhës ttregon se planet thjesht hidhen në letër për procedurë.

SHKARKO APP