Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Arbër Paplekaj për trasferimin e procesit gjyqsor në Tiranë

Në seancën e zhvilluar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani sot trupi gjykues komunikoi vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së transferimit të proçesit në Tiranë ose në një qytet tjetër. Kundër kësaj kërkese të transferimit të bërë nga Arbër Paplekaj që është i burgosur në burg, pasi ka rrëfyer se është vrasësi, i është kundërvënë në Gjykatën e Lartë avokate Rezarta Tahiraj. Në përfaqësim të familjarëve të viktimës avokate Tahiraj i ka shpjeguar atyre gjyqtare të Gjykatës së Lartë se pse kërkesa e transferimit duhej të ishte rrëzuar. Rezultati, sikurse ka komunikuar trupi gjykues sot, është se proçesi do të vazhdojë të qëndrojë në kompetencën e Gjykatës Elbasan.

Janë të shumtë dëshmitarët që prokurorët kanë hequr dorë sot për ti pyetur: 5. Dy prej tyre ishin megjithatë jo të pranishëm dhe nuk do të thirren më për në seancat e ardhshme. Katër dëshmitarë të tjerë nuk ishin të pranishëm në seancë sot: 2 prej tyre rezultojnë jashtë. Tërësisht dëshmitarët e pyetur ishin 5 dhe janë pothuajse të gjithë persona që jetojnë ose punojnë pranë vendit të vrasjes.

Ndërkohë ka të reja nga Prokuroria për një dëshmitar që disa javë më parë në seancë kishte deklaruar se mund të ishte i dobishëm në identifikimin e dy agresorëve të armatosur që ishin në vendin e vrasjes. Avokate Tahiraj i kishte evidentuar Prokurorisë se ai dëshmitar mund të jetë në rrezik për jetën pas atyre deklaratave dhe Prokuroria i është përgjigjur me letër avokates Tahiraj.

Ishte drejtuesi i Prokurorisë që firmosi përgjigjen e adresuar për avokate Tahiraj. Letra përball që të dyja aspektet që ishin evidentuar më parë nga Tahiraj: mbrojtja e dëshmitarit dhe përdorimi i informacioneve të tij për të hetuar mbi ata dy persona ende të panjohur për drejtësinë.
Drejtuesi i Prokurorisë i ka shkruar avokate Tahiraj se “përsa i takon vlerësimit dhe shqyrtimit të provave, rrethanave dhe fakteve që parashtrohen në këtë akt tuajin që lidhen me proçedime penale konkrete, kjo shkresë iu komunikua prokurorëve të çështjeve respektive në fazë hetimi dhe gjykimi”.

“Kjo kupton – deklaron avokate Tahiraj – se tani situata është në shqyrtim të atyre që koordinojnë hetimet, pra të Prokurorëve. I përket atyre përgjegjësia për të verifikuar aftësinë e dëshmitarit për të kujtuar fytyrat e atyre dy personave të armatosur dhe nëse është ende disponibël për të bashkëpunuar me drejtësinë për të bërë identifikimin e tyre”.
Prokurorët, në vlerësimin nëse dhe si të përdorin informacionet që do të duhet të japë dëshmitari, do të punojnë në autonomi siç konfirmon drejtuesi i Prokurorisë në letrën e dërguar avokate Tahiraj: “Kushtetushmërisht prokurorët janë të pavarur dhe vlerësimi i çdo fakti apo rrethane që i përket proçedimeve penale që kanë në ndjekje, në hetim ose gjykim, është në diskrecionin e tyre vlerësues dhe vendimarrës”.

“Personalisht – deklaron Tahiraj – nuk e njoh dëshmitarin. E kam parë vetëm një herë kur i përgjigjej në seancë pyetjeve të mia dhe atyre të prokurorëve. Nga ajo që dëgjova në atë rrethanë mendoj se ai mund ti ndihmojë shumë prokurorët për të dhënë më në fund një fytyrë dhe një emër për ata dy persona të armatosur që janë ende për tu kërkuar. Mendoj se Prokurorët, pasi kanë marrë nga drejtuesi i Prokurorisë dokumentacionin tim, do të vendosin shpejt nëse ta përdorin ose të mos e konsiderojnë bashkëpunimin e dëshmitarit për hetimet e tyre”.

Drejtuesi i Prokurorisë e ka informuar avokate Tahiraj edhe se ka dërguar “në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për vlerësim dhe shqyrtim” letrën në të cilën kishte evidentuar rrezikun e mundshëm të jetës për dëshmitarin. Tahiraj kishte substancialisht informuar Prokurorinë se pikërisht ata dy persona të armatosur ndoshta mund të kërcënojnë ose madje të vrasin dëshmitarin për të mos i identifikuar nga përdorimi nga ana e Prokurorëve të informacioneve të tij.

Lidhur me këtë avokate Tahiraj sqaron se mbrojtjen eventuale është subjekti që ndjen rrezikun që duhet ta kërkojë: “në rastin specifik, megjithatë, si shtetase sinjalizova një situatë të mundshme të rrezikut për dëshmitarin. Nuk jam e interesuar të di rezultatet e këtij sinjalizimi të rrezikut por për momentin limitohem të evidentoj se për të vendosur nëse jeta e atij dëshmitari është në rrezik do të jetë, në respektim të kriterit të kompetencës territoriale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Fati ka dashur – përfundon Tahiraj – se disa policë dhe drejtues të policisë që punonin në Elbasan rezultojnë të pandehur në të njëjtin proces në të cilin është dëshmitari që ndoshta do të duhet të jetë i mbrojtur”.

SHKARKO APP