Vrasja e policit, e vërteta e hidhur që doli për operacionet kundër kanabisit

Vrasja e efektivit Saimir Hoxha, nxorri në pah një të vërtetë të hidhur. Hetimet ende nuk kanë nxjerrë planin operacional që kishin efektivët për djegien e parcelës me hashash.

Nuk ka gjurmë të planit të policisë për djegien e parcelës me 62 rrënjë kanabisi. Sipas Policisë së Shtetit, tre efektivët mes tyre dhe nënkomisari Hoxha, ishin me detyrë si grup kontrolli dhe jo si grup i asgjësimit të lëndës narkotike.

Duke qenë se në njoftimin për shtyp të policisë thuhet grup kontrolli, shpjegohet arsyeja pse nuk ka pasur një plan organizativ të mirëfilltë për rrezikun që mund të kanoset në raste të tilla.

Kjo përforcohet me faktin se efektivët nuk ishin të pajisur me mjetet e policisë veçse me një jelek fosforeshent. Ngjarja e rëndë që i kushtoi jetën nënkomisarit Hoxha nisi si një operacion jo i sigurtë që në parcelën e hashashit.

SHKARKO APP