Detaje të frikshme po dalin nga krimi në Shënavlash

Detaje të frikshme po dalin nga krimi në Shënavlash, ku 3 fëmijët në bashkëpunim vranë dhe groposën babin e tyre, 49-vjeçarin Pëllumb Metën. Pas një analize mjekoligjore të kryer për 19-vjeçaren Hygerta Meta, ka rezultuar se e reja nuk ka shenja të abuzimit seksual, sikurse u tha më herët. Disa portale lanë të kuptohet se ajo e ka vrarë pasi ai ka tentuar.. por akoma nuk fakte ligjore për këtë që qarkulloi, duke e bërë të besueshme arësyen e vertetë të vrasjes.

19-vjeçarja tha sot para trupës gjykuese, se ishte ajo që kishte qëlluar me armë zjarri të atin, duke e lënë të vdekur, ndërsa sipas saj është ndihmuar nga vëllai, dhe më pas në dijeni kanë qenë edhe vëllai i vogël dhe nëna e tyre.

Shoqet e Hygerta Metës, e cila pranon vrasjen e babait, shprehen se ajo pas krimit ka shkruar në mësim, ndërsa tregojnë se ishte një studente shumë e mirë. Spas tyre, Hygerta ishte një vajzë e veçuar dhe asnjëherë nuk shkonte në kafe me shoqet. Studentja nuk kishte rrjete sociale dhe nuk përdorte telefonin. Në ato momente që fliste kishte treguar se babain e kishte shumë strikt, të ashpër.

Këtë të hënë u mbajt seanca e parë për vlerësim të masës së sigurisë për tre fëmijët që vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën. Por krimi po kthehet në një telenovelë, pasi fëmijët po e kalojnë vrasjen e babait tek njëri-tjetri. Hysen Meta para gjykatës ka ndryshuar dëshminë e tij, duke hedhur akuza në drejtim të motrës që ajo e ka kryer aktin fatal për vrasjen e babait. Ai ka deklaruar se nuk e ka bërë ai vrasjen.

Ndërkohë Prokuroria po heton për arësyen e vertetë të vrasjes pasi nuk besojnë te fakti se donte ta fejonte me zor, një detyrim që mund të çonte në vrasjen e babait.

Pyetjet mbeten të shumta: Pse ajo nuk iku nga shtëpia mëqenëse babai e donte ta fejonte me zor? Pse nuk shkoi në polici? Pse u bënë bashkë si në kor vellëzërit dhe e ëma që ta vrisnin?

SHKARKO APP