Vrau dhëndrin, Picari në Gjykatë: Të më falin nipërit e mbesat, pistoletën nuk ma dha vajza

Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj. Duke i kërkuar ndjesë vajzës së tij, Dhurata Saliajt se i ka vrarë burrin, Mexhit Picari e përjashton atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte patur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj. ”Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”.

Duke iu referuar pamjeve filmike, në dosjen e prokurorisë, dinamika e ngjarjes vijon kështu:

11:36:28 – Kudret Saliaj ka hyrë në bar-kafe dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej shtetasi Adriatik Cama.

11:46:11 – Në verandën e lokalit ka shkuar shtetasja Anila Trifoni, e cila është ulur në tavolinë ku ndodheshin Kudret Saliaj dhe shtetasi Adriatik Cama.

11:52:04 – Dhurata Saliaj ishte me nga Kudret Saliaj Adriatik Cama dhe Anila Trifoni, ndërsa përballë saj është ulur shtetasi Mexhit Picari.

11:52:52 – 48 sekonda pasi shtetasit Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë hyrë në lokal kjo e fundit mbante në dorë një objekt me ngjyrë të zezë.

11:53:03 – 11 sekonda më pas, shtetasi Mexhit Picari ka zgjatur dorën e djathtë drejt objekti, në dukje si ajo e një arme të zjarrit të llojit pistoletë.

11:53:07 –Picari është ngritur nga tavolina, ku me të dy duart ka mbajtur pistoletën dhe duke e mbushur atë ka përparuar drejt tavolinës me tre persona.

11:53:09 – Tre sekonda më vonë ai ka hapur zjarr, duke qëlluar katër herë drejtë Kudret Saliajt dhe një herë drejt avokatit Cama.

SHKARKO APP