Vrau efektivin në Lezhë, Policia ofron 20 mijë euro për gjetjen e autorit të dyshuar Aldo Rama

Policia e Shtetit ka ofruar shumën prej 20 mijë eurosh kush jep informacion të saktë për gjetjen e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.

 

SHKARKO APP