Vrau gruan dhe veten, fqinjët: Hekuran Rrasa mund të vriste dhe persona të tjerë

Hekuran Rrasa, mori armën dhe vrau gruan Fëllënxë Rrasa. Pasi kreu krimin ai i dha fund jetës së tij. Duke iu referuar intervistave të familjarëve të çiftit bëhet fjalë se shkak i tragjedisë mund të jetë gjendja e rënduar ekonomike.

Çifti Rrasa jetonte në një shtëpi të vjetër. Prej 3 vjetësh autori i krimit punonte në Bashkinë e Divjakës së bashku me djalin. Fëllënxa merrej me punët e shtëpisë, bujqësi dhe mbante disa krerë lopë.

Një prej të afërmve ka thënë se në gjendjen që ka qenë Hekuran Rrasa mund të vriste edhe persona të tjerë. “Si familje shumë e mirë, shikonin punën e tyre, punonin, por nga varfëria. Pa pasja i erdhi kjo. Punonte i shoqi në bashki, pastrues varrezash, shumë pak por paguhej, 220 mijë lekësh të vjetër, djalin pa punë. Varfëri. Për punën e pa pasjes janë hëngër. Hekurani ka qenë shumë i qetë”, u shpreh një e afërm.

Kurse një tjetër tha se “Punëtor ka qenë, vetëm fukarallëku e ka mundur. S’ka shtëpi, as katandi, vetëm një djalë ka. Vetëm nga fukarallëku. Pa ndihma, pa gjë hiç. Nuk konsumonte alkool, vetëm duhan. Me bashkëshorten shkonte mirë. Tashi edhe shtëpia do ketë fjalë. Nuk ishte i dhunshëm, shikonte hallin e vet”.

SHKARKO APP