Home Aktualitet Vrau ish-grua...

Vrau ish-gruan në lule të rinisë, burg përjetë për Elton Metën. Ngjarja shkaktoi protesta

1439
0

2 vite pas vrasjes së ish-gruas, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta. Viktima është 23-vjeçarja Sabrina Bengaj. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.

Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Një dorë gjakatare qëlloi mbi një vajzë të re. Me urdhër mbrojtje, 23-vjeçarja u vra nga ish-bashkëshorti në familjen e prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Meta, u lidh me viktimën kur ajo ishte vetëm 13-vjeç. Ajo është dhunuar, kërcënuar si edhe ka marrë letra nga burgu, pasi në shtator të 2020 ai mori peng viktimën dhe u dënua mbi 3 akuza, por fitoi lirinë.

Ai bëri vetëm 6 muaj “burg” në spitalin e Zaharisë, ku e nxorrën si person me probleme mendore. Vrasja e së resë tronditi thellë shoqërinë shqiptare, e cila u ngrit në protesta të shumta, ku akuza më e madhe shkonte për drejtësinë që liroi Eltonin nga burgu.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit