“Vriteni”, 13-vjeçari rrihet brutalisht nga shokët brenda ambienteve të shkollës

Pamjet në të cilat një 13-vjeçar rrihet brutalisht nga bashkëmoshatarët e tij brenda një shkolle në Rethymono janë shokuese.

Në pamjet e transmetuara nga SKAI, djali i mitur shihet duke u goditur në kokë dhe në gjithë trupin me grushte dhe shqelma.

Sipas tezes së fëmijës, ngjarja ka ndodhur brenda shkollës.

“Nuk është vetëm rrahja, por edhe urrejtja e ashpër. Dikush mund të dëgjohet duke thënë “vriteni atë””, shtoi tezja e fëmijës, duke pretenduar se ka një video të dytë të një rrahjeje tjetër.

Siç tha tezja, videoja është zbuluar nga trajneri i futbollit të 13-vjeçarit. Ka qenë ai që ka lajmëruar të ëmën.

Së fundmi, tezja e 13-vjeçares pohoi se “kam folur me mësuesin e gjimnazit dhe nga fjalët e tij, e vetmja gjë që u intereson është mos përfshirja. I thashë “fat që është video” dhe ai më tha “fat për ty e jo për ne”.

SHKARKO APP