Vr*sja e Liridona Murselit, i arrestuari i tretë pjesëtar i Forcës së Sigurisë

Si skenar filmi është krimi tragjik në Prishtinë dhe ngjarja me të drejtë të kujton rastin “Babis”. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, raportojnë mediat vendase.

Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se kishte porositur vrasjen që ishte ekzekutuar nga Plava, në këmbim të shumës prej 30 mijë eurosh.

Plava e ka pranuar fajësinë para hetuesve, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth dëshmisë së dhënë pse bashkëshorti porositi vrasjen e gruas dhe e inskenoi atë si grabitje.

I arrestuari i tretë është Kushtrim Kokalla. Ky i fundit dyshohet se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili sipas mediave vendase është nipi i Murselit. Liridona u vra pasditen e së mërkurës në makinë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

SHKARKO APP