Home Aktualitet Vr*u ish-guan...

Vr*u ish-guan, autori: Nuk më linte të shihja djalin, doja të vr*sja veten por s’kisha më pl*mba

59
0

Valon Aliu, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij Erona Cokli ditën e djeshme në Ferizaj, tregoi se në qendrën Sociale ku ndodhi krimi kishte shkuar të merrte djalin i cili kishte pasur probleme shëndetësore, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar. Ai tha se pas debatit me ish-gruan e kishte çuar djalin në banesën e tij dhe ishte rikthyer në vendngjarje ku kishte patur një debat me të ndjerën. Pas ngjarjes së rëndë, Aliu ka rrëfyer se kishte tentuar të vriste edhe veten por nuk kishte më plumba në pistoletë.

“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes, Unë i kërkova një fotografi, ajo refuzoi të dërgonte prej inatit. Më tha se djali ishte në gjendje të keqe. Pas kësaj bisede, të nesërmen u takuam në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj për vizitën e djalit. E kam marrë djalin dhe e kam dërguar në shtëpi për t’i prerë flokët, filimisht e dërgova për t’u qetësuar pasi edhe motrat e mia donin ta fshihnin.

Tani pa fëmijën ka mshkuar të merrem vesh me zyrtaren e Qendrës për Punë Sociale për fyerjet dhe ofendimet që ajo (viktima) m’i ka bërë nëpërmjet rrjetot social Instagram duke më kërkuar që t’i sillja djalin. Por në bisedë e sipër me ish-bashkëshorten, në prezencë të zyrtares, ka filluar konflikti me të dhe vëllain e saj dhe më ka kapur për krahu. Unë hyra brenda, më tha uluni e merrni vesh, folni qetë. Më tha ma sill djalin dhe vëllai i saj më tha të dalim jashtë”,-është shprehur i akuzuari ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit