Home Aktualitet Vuçiç ankohet...

Vuçiç ankohet në OKB: Albin Kurti pjesë e per*ekutimit të serbëve në Kosovë, lëvizjet synojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe

129
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ankohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se Kosova që 11 vjet nuk po e bën Asociacionin e komunave serbe. Vuçiç tha se sot kanë kaluar mbi 11 vite nga marrëveshja e firmsur mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve, teksa pretendoi se Kosova nuk ka përmbushur deyrimet e saj pasi Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është në horizont.

”Më lejoni para se të lëviz te raporti, çka po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve prej marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, diçka që gjithashtu ka qenë pjesë përbërëse edhe bashkësia evropiane, që prej atëherë Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont”,-tha Vuçiç.

Nga ana tjetër tha se kryeministri Albin Kurti është pjesë e persekutimit të serbëve. ”Do të mbrojmë Serbinë pavarësisht poshtërimeve. Autoritetet e Prishtinës përfaqësojnë diskriminim të shkallës së lartë përderisa nuk janë shqiptarë. Akuzat serbe janë të pavërteta. Kurti është pjesë e persekutimit të serbëve në Kosovë, në vend që të sanksionohet, shpërblehet”, tha Vuçiç.

Ai tha se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë vlerësuar argumentet e Serbisë, ndërsa shtoi se lëvizjet e Prishtinës zyrtare synojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit