Home Teknologji WhatsApp krij...

WhatsApp krijon një mundësi të re për të dërguar mesazhe

136
0

Deri tani në Wharsapp mund të dërgohen vetëm mesazhe zanore dhe me tekst. Së shpejti Whatsapp do të ofrojë mundësinë e dërgimit të mesazheve me video.

Mesazhet me video do të zgjasin maksimumi 60 sekonda. Në disa telefona, në përdorues të veçantë ka nisur të testohet që tani.

Si ta provoni nëse mund të dërgoni që tani videomesazhe?

Në një bisedë, trokitni lehtë mbi butonin e mikrofonit. Nëse ikona e mikrofonit kthehet në një buton videokamere, atëherë mund të regjistroni mesazhe video.

Kur dërgoni ose merrni një mesazh video, duhet ta zmadhoni atë duke trokitur një herë në video nëse dëshironi të dëgjoni edhe zërin. Dhe nëse doni të dërgoni mesazhe me video, duhet t’u kërkoni kontakteve tuaja të përditësojnë WhatsApp-in e tyre në versionin më të fundit në mënyrë që ata të mund të marrin mesazhet tuaja me video.

Sigurisht që ti mund ta kesh praktikuar deri tani, të regjistrosh veten me video dhe ta dërgosh. Por ky opsion është më praktik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit