Arsenali koleksionon humbjen e pestë sezonale në 10 ndeshjet e para në Premier League. Topçinjtë janë mundur mbrëmjen e sotme nga Wolves. Ndeshja nisi me një dëmtim të rëndë të Raul Jimenez, i cili braktisi fushën për miqtë, por kjo do të ndikonte pak te ta, teksa do të ishin të parët që do të shënonin në minutën e 27-të me Neton.
Arsenali reagoi shumë shpejt duke barazuar me Gabriel, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë, Podence riktheu sërish në avantazh Wolves. Në pjesën e dytë, nuk do të kishim ndryshim të rezultati, teksa Arsenali nuk arriti që të reagonte me gjithë zëvendësimet e Artetës. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post