Home Aktualitet Ylli Manjani:...

Ylli Manjani: Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar

1158
0

Nga Ylli Manjani-

Ja pra dëmi që sjell një opozitë që nuk e beson askush që është opozitë!

Megjithë përpjekjet ekzibicioniste të qeverisë dhe mjeshtrave të propagandës që ajo ka, për të tërhequr vemendjen me qese në xhep; me fjalime idiote në Parlament; me vendime gjasme antiluks dhe njëkohësisht me lajme mbi makinën super luks të Ramës, prap qeveria nuk bëhet më lajm…

S’ka sesi, sepse të gjithë e dinë se këto janë muhabete kot. Sepse asgjë nuk ndryshon. Sepse qeveria ka në borderonë e saj opozitën.

Njësoj si kur hyjnë si kur dalin nga Parlamenti. Si opozita e kërpëratës si e Lulzim Bashës. Asnjë dallim

Edhe sikur të thotë mrekullira, kjo opozitë s’ka më pikë kredoje publike. Aq më tepër kur njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit… Zaten kur Luli i merr vendimet vetë, pa pyetur njeri nuk se si të ketë një opozitë të bashkuar. Përkundrazi…

Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm.

Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.

Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propanda e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit