Home Aktualitet Yuri Kim tako...

Yuri Kim takon komisionerët e KPK-së: Vetting-u me integritet dhe pavarësi, themeli për Reformën në Drejtësi

193
0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar me komisionarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Me një fotografi ku shfaqen të gjithë, Kim në Twitter ka shprehur falënderimet e saja ndaj tyre që paçka sfidave ia kanë dalë të përshpejtojnë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu Kim thekson se Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli për Reformën në Drejtësi, dhe se procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm.

Postimi i plotë

U takua me komisionarët e KPK për t’i falënderuar ata për përshpejtimin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli për Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet ndaj komisionerëve.

Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional, efikas dhe të hequr qafe korrupsionin, jo vetëm sepse është thelbësor për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por sepse njerëzit e Shqipërisë nuk meritojnë më pak.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë verifikimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit