Zbardhet skenari i protestës: Fillimisht do mblidhen në sheshin “Skëndërbej” dhe te “Nënë Tereza”

Zbardhet skenari se si do të organizohet protesta e sotme e opozitës. Protestuesit do të ndahen në disa pika të kryeqytetit.

Mësohet se një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza.

Ndërkohë që pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00. Nuk dihet skenari i saktë i kësaj proteste, por Berisha ka deklaruar se sot populli nuk drejtohet, pasi ata vendosin sot se si do të shkojë demonstrata kundër kryeministrit.

SHKARKO APP