Zbulohen detaje nga operacioni i SPAK në Dibër. Arrestohet punonjësi i Këshillit të Qarkut, mori 1 mln lekë për…

Zbulohen detaje nga operacioni i djeshëm i SPAK në Dibër. Rezulton se një qytetar me inicialet H.Sh, kërkonte të punësohej si mësues dhe për këtë ka kontaktuar me një punonjës të Këshillit të Qarkut Dibër me inicialet F.F.

Kyi fundit, kundrejt 100 mijë lekëve i ka premtuar se do të ndikojë tek drejtuesit e Zyrës Arsimore.

Në momentin kur ka ndodhur shkëmbimi i lekëve, ata janë arrestuar të dy nga policia.

Ditën e djeshme gjithashtu u mësua se janë shoqëruar dhe dy inspektorë të Zyrës Arsimore Dibër.

Në kuadër procedimit penal të SPAK, nga veprimet ka rezultate se shtetasi H.Sh, ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër.

Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Kyi fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H.Sh, të punësohet si mësues pranë kësaj zyre .Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100 mijë lekësh nga shtetasi H.Sh, kundrejt shtetasit F.F, kanë ndërhyrë punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat material.

Shtetasi H.Sh, dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë shtetasi F.F, dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.’’- thuhet nga SPAK.

SHKARKO APP