Home Aktualitet Zbulohet lidh...

Zbulohet lidhja që kishte 8-vjeçari me autorin

1741
0

Klodian Çalamani që rrëmbeu, vrau dhe groposi të miturin në bahçen e shtëpisë së tij e njihte fëmijën që vrau, e ka njohur mirë. 8-vjeçari ishte nip i shokut të autorit, me të cilin në 2006 kanë rrëmbyer një vajzë dhe kanë torturuar e kërcënuar se do e gjymtonin.

Një tjetër dëshmi tronditëse është bërë sot nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili goditi në kokë dhe më pas groposi fqinjin e tij 8 vjeç.

Autori i krimit makabër ka deklaruar para policisë se: “Djali më ofendoi dhe e qëllova“.

Më herët në dëshminë paraprake Klodian Çalamani tha se djalin e kishte marrë në shtëpi dhe më pas e kishte groposur në oborr.

8-vjeçari Mateo Vllasiu po luante me biçikletën e autorit dhe përpara se të ikte në shkollë kishte shkuar te shtëpia e tij për t’ia dorëzuar.

Çalamani e ka marrë peng të miturin dhe pasi e ka mbajtur disa orë në shtëpi e ka goditur me lopatë duke i shkaktuar vdekjen.

38-vjeçari nuk e ka ndalur me kaq makabritetin e tij, por trupin e pajetë të të miturit e ka groposur përpara shtëpisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit