Home Aktualitet Zbulohet &#82...

Zbulohet “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe, arrestohet i riu, nën hetim punonjësit e OSHEE

56
0

Malësi e Madhe – Një 23-vjeçar, i cili kishte përshatur një banesë dykatëshe, për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, është arrestuar nga policia. Në kërkim është shpallur pronari i banesës, ndërsa e 5 punonjës të OSHEE-së janë proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Në pranga ra shtetasi Xhoni Gjekaj, 23 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Françesk Macoraj, 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në cilësinë e provës material u sekuestruan 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, në ambientet e përshtatura me llamba, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit