Home Aktualitet Zbulohet vizi...

Zbulohet vizita e fundit zyrtare si President, Ilir Meta tre ditë qëndrim në Kosovë

207
0

Presidenti Ilir Meta, vizitën e fundit zyrtare para largimit nga Presidenca, do ta zhvillojë sot në Kosovë, ku do të qëndrojë deri më datë 23 korrik. Më 24 korrik Meta do t’ia lëshojë zyrën Presidentit të ri, Bajram Begajt. Kreu i shtetit, Ilir Meta do të mbërrijë sot pasdite në Kosovë, ndaj policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta e tij. Rrugët do të bllokohen edhe më 23 korrik, kur Meta do të kthehet për në Shqipëri.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot, më 21 e deri më 23 korrik 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir META, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Në kohën e ardhjes (pasdite) me 21 korrik, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Po ashtu edhe në ditën e kthimit, më 23 korrik, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit