Home Aktualitet Zelensky në B...

Zelensky në Bruksel: Kemi zbuluar planin e Putin për të shkatërruar këtë shtet

244
0

Ditë intesive për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Pas vizitave në Londër dhe Paris, sot ai ka vizituar Brukselin, në kuadër të një turi në kryeqytetet evropiane për të kërkuar më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus.

Në fjalimin e mbajtur në Komisionin Evropian, Zelensky ka paralajmëruar Evropën se planet e pushtimit të presidentit Putin nuk do të ndalen me Ukrainën, por do të shkojnë edhe më tej.

“Së fundmi fola me presidenten e Moldavisë, të cilën e informova se kemi zbuluar një plan të Rusisë për të shkatërruar Moldavinë dhe demokracinë e saj. Ne nuk e dimë nëse Moska do ta zbatojë këtë plan, por ai është i ngjashëm me atë që ajo ndoqi në rastin e Ukrainës”, deklaroi Zelensky. Ai ka theksuar se me rezistencën e saj, Ukraina nuk po mbron vetëm territorin përkatës, por nuk po lejon që lufta të zgjerohet më tej.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar vijimin e mbështetjes dhe ka bërë thirrje për ngritjen e një gjykate për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse. Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel ka nënvizuar se Evropa nuk do të kursehet në mbështetjen e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit