Home Aktualitet Zëri Amerikës...

Zëri Amerikës: Gjermania voton për udhëheqësin e ri të Qeverisë

41
0

Sot rreth 60 milionë qytetarë me të drejtë vote në Gjermani, vendosin për udhëheqjen e re të vendit.

Ligjvënësit që do të fitojnë në zgjedhjet e sotme, do të vendosin se kush do të zëvendësojë kancelaren popullore në largim Angela Merkel.

Anketat tregojnë se ka të ngjarë që do të duhet një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve që do të thotë se mund të duhen disa javë derisa të shpallet zëvendësuesi i zonjës Merkel.

Kancelarja Merkel, forca shtytëse që e radhiti Gjermaninë si ekonominë kryesore të Evropës, po largohet pas 16 vjetësh në krye të qeverisë së drejtuar nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë.

Zonja Merkel kishte ngurruar të mbështesë ndonjërin prej drejtuesve të partive të ndryshme politike që konkurrojnë për pozitën e saj, përfshirë zëvendëskancelarin Olaf Scholz nga Partia Social Demokratike.

Sidoqoftë, të shtunën, ajo mori pjesë në një tubim në mbështetje të zotit Armin Laschet, udhëheqës i CDU-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit