Home Aktualitet Zëri i Amerik...

Zëri i Amerikës shkruan për vizitën e kancelares Merkel në Tiranë: Tregon mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

117
0

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Merkel zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më pas një takim dypalësh mes dy delegacioneve shtetërore.

Kancelarja gjermane vizitoi një ditë më parë Beogradin dhe sot Tiranën, duke treguar edhe një herë tjetër, në fund të mandatit të saj si kancelare, mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si dhe për zhvillimin e tij.

Gjatë vizitës në Beograd, Kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë.

Merkel u bë 7 vjet më parë, në gusht 2014, nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili përfshiu 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar integrim e tyre në Bashkimin Europian.

Procesi i Berlinit synon të normalizojë dhe rigjallërojë marrëdhëniet rajonale në fushat e infrastrukturës, ekonomisë si dhe shkëmbmeve rinore, përmes reformave, zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe pajtimi mes shoqërive të rajonit./VOA/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit