Home Aktualitet Zëvendësdrejt...

Zëvendësdrejtori i policisë Shkodër flet për aksionin e policisë në Velipojë: Vetëm dy raste me probleme

13
0

Në kuadër të aksionit për spastrimin e plazheve nga zaptuesit, zëvendës drejtori i Policisë së Shkodrës, Dashamir Spaho thotë se nga puna e bërë deri më tani në Velipojë nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se ka pasur vetëm dy raste ku bizneset kishin zënë hapësirë më shumë se sa i është dhënë nga aplikimi, por është zgjidhur pa konflikt.

Në kuadër të masave për kontrollin e ligjshmërisë të plazheve të vendosura në Velipojë, kemi hartuar një plan masash. Në bashkëpunim me Bashkinë dhe me agjencinë e turizmit, po kontrollojmë çdo subjekt për të na paraqitur dokumentacionin e nevojshëm. Deri tani kemi pasur vetëm dy subjekte me probleme për mbivendosjen e metrave, pra kanë bllokuar më shumë metra se sa kanë pasur dhe aplikuar. Kemi marrë masat për ta liruar dhe për ta vënë në shërbim të subjektit tjetër. Në raste se këto subjekte nuk e kanë, bëhen veprimet procedurale, dhe këtij biznesi i hiqen shezlonget dhe mjetet e tjera që i vendosen. Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët përsa i përket këtij problemi. Këto verifikimet do bëhen me topografë dhe nga bashkia”,– zv.drejtori i policisë së Shkodrës.

Ai thotë se ky aksion do të vijojë deri në fund të sezonit turistik ku do të ketë herë pas here kontrolle përgjatë vijës bregdetare.

Po të keni parë nuk është hequr asnjë subjekt që është i ligjshëm. Nuk do ndërhyhet vetëm tani por derisa të mbyllet sezoni turistik. Problematike është mosdhënia sipas aplikimit që kanë bërë. Dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura. Agjencia e turizmit e ka vlerësuar dhe ka lëshuar licensat. Burim konflikti në ndonjë subjekt nuk ka. Përsa i përket ne kontrollin do e vazhdojmë, do kontrollojmë ligjshmërinë e dokumentacionit. Thirrja e policisë së shtetit është zbatoni ligjin”, – tha Spaho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: OTELLO!

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit