Zgjedhjet lokale/ Enkelejd Alibeaj sfidon Berishën, prezanton kandidatin në Kurbin

Për zgjedhjet lokale, asnjë nga dy grupet në selinë blu, nuk e ka dritën jeshile nga KQZ, kandidatët po prezantohen. PD-ja e Berishës i ka zgjedhur që në 2022 përmes procesit të Primareve kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kurse Enkelejd Alibeaj po i prezanton vetë kandidatët. Ndaj dhe sot u prezantua në Kurbin kandidati Genc Doçi.

AI tha se për Kurbinin duhet një ndryshim për ta kthyer qeverisjen qytetarëve dhe jo pushtetarëve të korruptuar që e kanë mbajtur peng këtë bashki vitet e fundit.

SHKARKO APP