Zgjedhjet lokale, Logu: “Rithemelimi” duhet që të ndjekë PD-në

Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike. Ai është shprehur se gjithnjë kë pasur mungesë vullneti nga Partia Demokratike. I pyetur mbi zgjedhjet lokale Logu është shprehur se PD-ja do të dalë me 61 kandidatë për bashkitë e vendit ku thekson se Rithemelimi të ndjekë PD ose xhepin e partisë së Ilir Metës.

“Nuk ka njohje të Kuvendit të 11 Dhjetorit, nuk ka njohje të zotit Sali Berisha si kryetar të Partisë Demokratike. PD-ja e ka shtrirë dorë ndaj Rithemelimit ku janë takuar dhe zoti Bardhi dhe zotin Paloka një dialog i cili s’ka pasur marrëveshje.

Ne kërkonim një votim mix dhe 50% nga sondazhi. PD nuk e pranoi dhe arritëm në procesin e Primreve ku dhe simpatizantët votuan për Primaret. Kemi pasur mungesë mungesë vullneti nga Partia Demokratike.

PD nisur nga zhvillimet e fundit referuar dhe zgjedhjet e 2019 nga PD të cilët nuk morën pjesë në zgjedhje, kjo e fundit po vuan ende kostot e refuzimit. Sot më shumë se kurrë ka më shumë të drejtë se kurrë të futet në zgjedhje. 4 marsi është dhe data e fundit e dorëzimit të deputetëve për bashkitë e vendeve. PD do të dalë me 61 kandidatë të bashkive”.

SHKARKO APP