Home Aktualitet Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në PD, kutitë do të hapen në qendrat e votimit, rezultati pritet të dalë në mesnatë

45
0

Teksa ende po vijojnë votimet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, mësohet se në raport me vitin 2013 dhe 2017, pjesëmarrja është më e lartë.

Ai thotë se kanë qenë kandidatët  Edit Harxhi dhe Agron Shehaj, të cilët kanë pretenduar se në procesin zgjedhor ka pasur parregullsi në këtë proces.

Bëhet me dije numërimi i votave do të bëhet aty ku është zhvilluar procesi teksa shton se në mesnatë pritet të dalë se kush i ka fituar zgjedhjet dhe kush do të jetë kreu i PD për katër vitet e ardhshme.

“Deri më tani është raportuar deri në 30% pjesëmarrja në votime. Kandidatët Harxhi dhe Agron Shehaj kanë pretenduar për parregullsi në votime më shumë. Gjithashtu ajo që kanë pretenduar nga Harxhi e Shehaj është edhe se vëzhguesit e tyre në disa raste janë përjashtuar nga vëzhgimi i votimeve. Harxhi ka theksuar se do të mbajë shënim çdo shkelje për ta ankimuar më pas.

Është një proces i qetë. Në raport me 2013 dhe në raport me 2017, flitet për një pjesëmarrje të lartë të antarësisë. Pritet që për pak të kemi të dhënat e pjesëmarrjes. Procesi do të vijojë deri në orën 19:00, dhe më pas do filloj procesi i votimit. Votat do të numërohet aty ku është votuar dhe pritet që deri në mesnatë të mësohet se kush ka fituar zgjedhjet për kryetar i PD në vitet e ardhshme.

Ajo çfarë e bën shqetësues faktin është se ka qenë Agron Shehaj, në dy orët e para të votimit në një postim që ka bërë  në rrjetet sociale, i cili pretendonte se ka qenë një proces i dobët, ndërsa Harxhi ka qenë disi më e përmbajtur. Ajo që e bën interesant faktin është nëse të tre kandidatët përballë Bashës, përfshirë këtu dhe Kadillin, do të mundin që të faktojnë këto shkelje të pretenduara.”, raporton Ora News.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit