Home Kosova Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Duhet të kemi sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

46
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Gjilan tha se është në interes të shqiptarëve të Luginës që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor.

“Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e ministrit Liburn Aliu se Kosova është e përkohshme, Kurti refuzoi të japë ndonjë koment.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit