Home Aktualitet Zgjerohen kom...

Zgjerohen kompetencat e Policisë Bashkiake, nga gjobat për duhanin në lokale tek ato për makinat

275
0

Kompetencat e Policive Bashkiake do të zgjerohen. Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte projektligjin që u jep këtyre strukturave më shumë fuqi.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, policia bashkiake mund të vendosë gjoba në territorin e bashkisë për ëdo shkelje të Kodit Rrugor, jo vetëm për rastet që lidhen me parkimin, apo shkeljen e orareve të kufizimeve në rastet e mjeteve të rënda.

Policia do të ketë kompetencë gjithashtu që të verifikojë zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në thellësi të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë;

Në aktivitetet sportive, Policia Bashkiake do të marrë pjesë si personel sigurie, si dhe i jepet e drejta për të gjobitur shkelësit e ligjit antiduhan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit