Home Aktualitet Zhduket 3-vje...

Zhduket 3-vjeçari, nëna: Ishte tek gjyshërit. Është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare

675
0

Një fëmijë 3-vjeçar është zhdukur në Durrës. Babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor, dhe denoncimi në polici është bërë nga mamaja e fëmijës.

Fëmija mësohet se kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit e të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që gruaja, Ille Gjuni, ta denoncojë në polici. Kjo e fundit fillimisht ka shoqëruar gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58 vjeç, i cili fillimisht ka pretenduar se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Mamaja thotë se ka 4 ditë që nuk di se ku e ka fëmijën.

Gjyshi nuk pranon të bashkëpunojë dhe vetëm ka heshtur, ndërkohë në kërkim është shpallur edhe gjyshja e fëmijës 3-vjeçar. Pas vdekjes së burrit, marrëdhëniet e saj me vjehrrin dhe vjehrrën nuk kanë qenë të mira.

Gruaja ishte larguar nga shtëpia e burrit dhe jetonte me të atin. Mes dy familjeve kishin nisur kontradikta pasi gjyshërit kërkonin që ta rrisnin ato të voglin, ndërsa mamaja tregon se kishte pranuar që ata ta mbanin disa orë në fundjavë.

Po ashtu ajo thotë se gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai i fëmijës mund të jenë strumbullarët që e kanë sajuar këtë situatë për të mbajtur fëmijën dhe ka frikë se mos ia kanë larguar jashtë. Është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit