“Zhduket” kutia e votimit për shkarkimin e Presidentit, në Parlament. Gjuzi kërkesë Hysit: Jam çuar dy herë nuk e kam gjetur

Votimi për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta u zhvillua me votë të fshehtë.

Por ende mundësia nuk i është dhënë deputetit Kujtim Gjuzi, i cili shprehu shqetësimin drejtueses së seancës Vasilika Hysi se nuk e ka gjetur pavarësisht se është çuar dy herë nga vendi i tij për të votuar.

Deklaratat e Gjuzit

Gjuzi: Fleta e votimit e imja është në dorën time, do ju lutesha shumë jepini urdhër administratës që kutia e votimit të rrijë aty deri kur të votojë deputeti i fundit.

Hysi: Ju keni të drejtë, por nuk është mbyllur votimit.

Gjuzi: Po nuk është pra kutia aty, jam çuar dy herë dhe…

Hysi: Shërbimet e Kuvendit të vënë kutinë e votimit për zotin Gjuzi dhe për gjithë deputetët që nuk kanë votuar ende. Të nderuar kolegë uluni sepse do fillojë votimi nominal.

Votimi për shkarkimin e Presidentit, ‘zhduket’ kutia në Parlament.Gjuzi kërkesë Hysit:Mos e lëvizni

SHKARKO APP