Home Aktualitet Zhvillohet Sa...

Zhvillohet Samiti i kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, i pranishëm edhe Gramoz Ruçi

18
0

Ditën e sotme, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili organizohet nga Parlamenti Europian, në Bruksel.

Në këtë samit do të mbajë fjaliën e tij edhe Ruçi, ku pritet që të diskutohet mbi përshpejtimin e ritmeve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE si edhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis vendeve të rajonit.

Samiti do të drejtohet nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli. Në Samit do të marrin pjesë edhe Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme, David Mcallister, Kryetari i Parlamentit të Portugalisë, Presidenca e rradhës e BE-së, Eduardo Ferro Rodrigues, si edhe Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Presidenca e ardhshme e BE-së, Igor Zorčič.

Samiti do të fillojë në orën 12:30 dhe përfundon në orën 17:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit