Reali triumfoi 3-1 ndaj Liverpoolit në duelin e parë çerekfinal në Champions League. Ky rezultat nuk kishte si të mos të linte të kënaqur trajnerin Zinedine Zidane.
Emri i francezit prej kohësh qarkullon si një ndër alternativat kryesore për të marrë drejtimin e Juventusit, me Pirlon që nuk ka mundur ti japë vazhdimësi ciklit prej 9 titujsh radhazi në kampionat të bardhezinjve, nuk fshehu lidhjen e tij të fortë me skuadrën italiane, ku ka patur një të kaluar të shkëlqyer si futbollist.
“Më pëlqen ajo që bëj dhe është e vështirë të bëj më mirë, edhe pse kam skuadrën për ta bërë. Italia është në zemrën time. Kam kaluar 5 vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua, por për momentin jam këtu”, tha Zidane.
Discussion about this post