Home Aktualitet Zjarret e fuq...

Zjarret e fuqishme në Shqipëri/ Guri: Qytetarët pasi kanë prerë pyjet, u vënë flakën

1
0

Për ambientalistin Sazan Guri, zjarret në Shqipëri kanë një fajtor të përbashkët. Njerëzit për të kanë prerë drurët dhe më pas i kanë vënë flakët pyllit për të humbur gjurmët. Po ashtu Guri thotë se njerëzit i kanë vënë flakën pyllit pasi kanë prerë, vjedhur ose grabitur dru.

“Unë nuk besoj te ajo që ndodh nga vetë natyra dhe pyllit. Nëse një pyll ndizet nga vetë natyra do të thotë që është gjë e mirë. Po unë nuk besoj në këto marrëdhëniet. Në zonë që ka një tepricë të madhe të oksigjenit, mjafton që të kalojë një mushkë dhe me anë të patkoit lind shkëndijë, dhe lind zjarri.

Në këto raste quhet proces normal. Po ne nuk jemi në këto kushte. Nuk besoj te një marrëdhënie proces natyror midis pyllit dhe natyrës, por është një proces që ndodh midis pyllit dhe njeriut. Për faktin se njerëzit pasi kanë prerë dru në pyll me leje pa leje, për të humbur drutë e vjedhura apo të grabitura dhe të prera, i vënë zjarrin pyllit.

Zjarri në pyll ose është një proces që bariu apo një që do të ndërtojë, ka prerë të gjitha llojet e drurëve dhe për të humbur gjurmët, u vë zjarrin. Pra kjo është lidhja, zjarrin o vë ai që ka një leje pylli, ose ai që ka një biznes me gurore. Përsa i përket shtetit nuk mund të vihet në si pozicion për shuarjen e flakëve një helikopter që ka nevojë për riparim. Kjo është një marrëdhënie mafioze mes njeriut, pyllit dhe qeverisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit