Home Aktualitet Zjarri në azi...

Zjarri në azil, 10 të moshuar të asfiksuar nga tymi. Janë dërguar në spital

160
0

10 të moshuar janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi për shkak të zjarrit që ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Fier. Në momentin kur ka rënë zjarri të moshuarit kanë qenë në dhomat e tyre.

“Janë dy të paralizuar”,-dëgjohet njëri të thotë ndërsa ambulance afrohet për ti dhënë ndihmën e parë të moshuarve. Ndërkohë një punonjës i zjarrfikëse hipën në katin e dytë për të hequr tendat me qëllim që të mos marrin flakë.

Policia informoi se zjarri ka rënë në katin e dytë rreth orës 15:30. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit informoi më vonë policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit