Zjarri në kodrat e fshatit Cipllak, kryeplaku: Dëm i madh për fermerët, duan dëmshpërblim

Një zjarr ka përfshirë disa kodra me ullishte në fshatin Cipllak të Libofshës në Fier. Zjarri djeg disa rrënjë ullinj dhe era po favorizon përhapjen e flakëve.

Kryeplaku Zabit Shkreli, thotë se flakët kanë bërë një dëm të madh për banorët dhe fermerët e zonë, pasi  janë djegur me mijëra rrënjë ulliri, me të cilat mbahen shumë familje të fshatit. Ai tha se do të kërkojë dëmshpërblim për banorët e prekur nga zjarri.

”Era e favorizoi zjarrin. Erdhi vetëm një zjarrfikëse. Më shumë është ndihmuar nga fshati. Janë djegur me mijëra rrënjë ullinj, gjysma e fshati është preku nga zjarri. Do kërkojmë dëmshpërblim. Toka e djegur është e mbledhur nga fermerët e fshatit”, tha kryeplaku.

SHKARKO APP