Home Aktualitet Zjarri në pal...

Zjarri në pallat, shefi i zjarrfikëses: Rast i rrallë! Flakët u izoluan, por ka dëme të mëdha

15
0

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje për zjarrin që ka rënë në pallatin 10-katësh në Tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve. Teksa e cilësoi si një rast të rrallë, Goxhaj tha se dyshohet se zjarri ka nisur nga një banesë në katin e dytë dhe më pas është përhapur. Sipas tij, shkak për përhapjen e flakëve në përmasa të mëdha është bërë fasada e pallatit. Ai theksoi se nuk ka banorë të dëmtuar, ndërsa flakët po izolohen.

“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në katin e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar. Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit.

Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit. Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet.

Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit