Home Aktualitet Zjarri vuri n...

Zjarri vuri në rrezik jetën e tyre, të moshuarit në Fier në gjendje të mirë shëndetësore

29
0

50 banorët e shtëpisë së të moshuarve në Fier, të cilët janë akomoduar pranë spitalit rajonal Fierit, pas zjarrit te djeshem qe perfshiu katin e dyte të godines , jane në gjendje të mirë shëndetësore. Ata vlerësojnë njëzëri perkujdesjen e stafit përgjate gjithë nates teksa presin rikthimin në strehën e tyre.

Ndërkohë sipas shefit të pranim -urgjences, doktor Blendi Dhespollari fillimisht në pranim- urgjencen e spitalit rajonal Fierit nga stafi i 127-es janë sjelle 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët jane paraqitur me parametra jetike normal, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshiente , por vetem te frikësuar.

“Kjo ka qenë natë e mirë për mua, me të gjitha shërbimet. Kemi patur një përkujdsje të jashtëzakonshme. Unë jam shumë i kënaqur. Unë ndodhesha në oborr, se kisha vajtur të pija kafenë”– tha një prej tyre per gazetaren Marsela Topi.

“Natën këtu kemi kaluar shumë mirë, falë stafit që na është gjendur dhe jemi gdhirë shumë mirë, nuk kemi asnjë problem. Unë kam 3 vjet në azil dhe ndihem shumë mirë, stafit të mrekullueshëm që kemi atje”– u shpreh një e moshuar.

2 prej tyre jane futur ne terapi si rrjedhoje e diagnozave kronike nga te cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive.

Aktualisht jane te stabilizuar dhe të 50 banoret janë ne gjendje shumë të mire shëndetësore duke pritur rikthimin ne godinen e tyre mesditen e sotme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit