Zotohet djali i Ukshin Hotit: S’do lëmë gur pa lëvizur

Andin Hoti, djali i akademikut dhe aktivistit politik Ukshin Hoti, siguron familjarët e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë se “nuk do të lënë gur pa lëvizur” për zbardhjen e fatit të tyre. Andi kryeson Komisionin Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, ku pohon se ai është i përkushtuar për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.

Duke e quajtur “mision” dhe jo “post” angazhimin në Komision, Hoti mohoi pretendimet e ish-kryenegociatorit Skënder Hyseni se mes Kosovës dhe Serbisë qe arritur më parë një marrëveshje për këtë çështje.

”Kam dëgjuar që ka qenë një draft-marrëveshje, asnjëherë e finalizuar për një çështje të tillë, por marrëveshje për personat e zhdukur deri më sot unë nuk kam parë”,-u shpreh Hoti, i cili shtoi se gjatë takimit të fundit i është kërkuar përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, që të vendoset një afat për zgjidhjen përfundimtare.

SHKARKO APP