Tahiri kundër Ramës: Kryeministri bëri lapsus

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku tema kryesore ka qenë arrestimi i të dyshuarit për disa krime, Emiljano Shullazi, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë. Ai tha se policia ka kërkuar përgjim për Emiljano Shullazin dhe nuk e ka marrë lejen nga Prokuroria. Kryeministri la të kuptohet se Prokuroria ka vonuar deri në mesnatë të lëshojë urdhrin e arrestit, ndërkohë që policia e kishte shoqëruar Shullazin.

“Policia e ka ndaluar Shullazin dhe më pas ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli. Është kërkuar autorizimi për përgjimin dhe nuk është arritur”,- tha Rama.

Deklarata e kreut të Qeverisë ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri e përgënjeshtroi kryeministrin duke thënë se ishte një lapsus. “Ishte lapsus i kryeministrit, kur tha se prokuroria nuk ka pranuar kërkesën për përgjim. Por, e vërteta është se policia ka referuar çdo material”, tha Tahiri.

SHKARKO APP