Skandal/Kreu i Bashkisë së Kavajës, Roshi kërcënon deputetin Ben Blushi
Një fakt i rëndë është bërë publik sot nga deputeti Ben Blushi. Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi deklaroi në Kuvend se ka marrë një mesazh kërcënues nga kreu i Bashkisë së Kavajës, Ervis Roshi. Blushi lexoi përmbajtjen e mesazhit në Kuvend dhe kërkoi nga Rama që të marrë masa dhe të largojë të paaftët dhe kriminelët nga administrata.
Deklarata e plotë e Blushit në Kuvend
“Me që këtu është kryetari i Rilindjes (Edi Rama) dhe është shumë vështirë ta gjesh atë, prandaj u çova për procedurë Z. Kryetar.
Para një javë në këtë seancë jam ngritur dhe kam thënë se si ka mundësi që Kryetari i Bashkisë së Kavajës deklaron se nuk mban mend sesi është dënuar në Gjermani.
Pasi fola në Parlament më ka ardhur një mesazh dhe do ta lexoj këtu sot:
“O Blush jam Elvis Roshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim sic thatë ju dhe shumë shpejt do ti dalë për sqarim publikut. Po borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës që më mbështet. Une…e tj, (ka ca sharje që unë po ia kursej publikut)”.
Unë e neveris këtë lloj qenie. Por çfarë rëndësie ka. Tani kam një pyetje për Ramën: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? Kush është ky që më çon mesazh. Sepse ti thua që e ka emrin Ervin, ai thotë e ka Elvis. Ky e ka numrin 069700777. Kush është ky? Ervin apo Elvis?
Si shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin, pati një problem si gjithë emigrantët dhe e ka ndërruar emrin. Në KQZ Ervini si shkon, si Ervin apo si Elvis?
Kam një pyetje për ty Z. Rama: Pse po ia nxin faqen këtij vendi? Ku e gjen aftësinë për të mbledhur kaq te paaftë. Ervinind dhe Elvisi në Kavajë. Shukriu në Peshkopi. Qazon në Elbasan, se nuk mbaron kjo histroi. Isha pa dy muajsh në Elbasan dhe e pe, doli aty dhe tha do të vrasë se ke bërë një libër. Do të vrasë, tha dhe ti ishe vetë aty, dole dhe “njësoj është ky që thotë do të vrasë me ty që ke bërë një libër dhe ke ngacmuar ata”.
O Zotëri, kë përfaqësoni këtu? Kë përfaqësoni, gjithë llumin e Shqipërisë? E ke ngritur në piedestal në Kavajë, në Elbasan, në Peshkopi edhe në Durrës po të duash, ku ke vënë atë jastëkun që e mban me vetë në avionë. Kush janë këta njerëz?! Janë të gjithë më precedentë penalë. Këta po terrorizojnë qytetet. Kjo është mënyra sesi po mban ti pushtetin. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thotnë janë dënuar, s’janë dënuar.
Ku e gjen ky guximin, po të pyes ty? Unë e di ku e gjen, se një qytetar i thjeshtë s’do e kishte bërë këtë. E gjen guximin se mendon se e mbron ti, ndaj me çon mua mesazh për kërcënime, Elvis Roshi!!! Pppfff. Nëpër lagjet e Tiranës kam parë me dhjetra si ai kur kam qenë i vogël. Këta janë qenie të neveritshme.
Çështja nuk është pse janë. Çështja është pse nuk i kap ligji? Sepse i mbron ti. Të lutem dil këtu dhe thuaj si e ka emrin, Elvis apo Ervin Roshi dhe a vazhdon ta mbrosh akoma pas kësaj?
Kjo është pyetja për ty!”.
Blushi kërkoi një reagim nga Edi Rama, por kryeministri ka shtrënguar dhëmbët dhe nuk ka folur asnjë fjalë nga vendi ku po rrinte. Blushi ndërkohë i ka thirrur disa herë në Kuvend: Cohu o frikacak! Fol o frika”…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga foltorja duke thënë se nuk flet me kopjen e Saliut.
VIDEO/DENONCIMI I BLUSHIT
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/546132865511840/
Sherri në Kuvend pas deklaratës së Blushit për Elvis Roshin
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7ABmhIXghds” width=”560″ height=”315″]