Shpërthen Blushi kundër Tahirit e Ruçit: Nëse socialistët janë si Rroshi e Koço, unë s’jam socialist
Fjalimi i deputetit Ben Blushi është pritur me kritika nga deputetët e Partisë Socialiste. Pas fjalës së tij, Tahiri tha se Blushi nuk është më socialist. Ndërkohë deputeti Braçe tha se seanca duhet të vazhdojë me rendin e ditës dhe jo me Ben Blushin.
Në replikën e tij, Blushi ju drejtua Saimir Tahirit me fjalët se nuk mund ta caktonte ai se kush është socialist dhe kush jo. Blushi replikoi dhe me Ruçin duke i thënë se kur Elvis Rroshi e kërcënoi ai nuk reagoi.
Pjesë nga replika e Blushit:
“…Unë nuk prisja të diskutohej kështu këtu. Mendon se ti Saimir mund të më caktosh nëse jam socialist apo jo. E ke këtë tagër? Mendon se mund ta vlerësosh ti. Nëse mendon se po, po ta përsëris edhe një herë atë që thashë.
Nuk është partia në konflikt, është vllazëria e vesit, apo ajo që unë e quaj rilindja. Ti nuk mbrojte PS, ti mbrojtje vëllazërinë e vesit. Partia e këtyre njerëzve që u thonë njerëzve dilni në proteste për një njeri që pranon se është dënuar për përdhunim. Vetëm një njeri nuk mund të fliste sot kështu, ky është Ministri i Brendshme. Dole dhe fole këtu për mua kur duhet të flisje për përdhunuesin.
Ti Gramoz nuk fole. Bashkë kemi 20 vjet që njihemi, por nuk kemi çuar SMS si ata të Rroshit. Kë mbrojtje në këtë rast?
Nëse në PS duhet të jesh socialist do të thotë të jesh si Elvis Roshi, Arben Noka, Koço Kokëdhima, Shukriu, unë nuk jam socialist. Pyetja është kush është socialist atëherë. Ju mbroni akoma partinë para Shqipërisë, kjo është e tmerrshme.
Kjo vetëm një mundësi për ju, mos ja dorëzoni rilindjes. Kjo është rruga drejt dështimit jo të partisë, por të Shqipërisë. Nëse e kuptoni mirë, nëse jo më vjen keq. Historia ka një vend për ata që kanë lidhje me krimin”…
Tahiri: Nuk prisja t’i dëgjoja këto nga ty Blush. Ti nuk je më socialist
Braçe sulmon Blushin: Kujtoja se seancën e prishte vetëm Berisha