VIDEO/ Momenti kur Haki Çakos i njoftojnë pezullimin në celular

Kur gjykata vendosi pezullimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ai ishte në Panairin e Policisë tek Pallati i Kongreseve. Një telefonatë e njoftoi se është vendosur pezullimi për skandalin e përgjimeve. Haki Çako ishte pranë deputetëve të PS, Ulsi Manja, Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalia. Mbylli telefonin i tronditur nga lajmi për pezullimin.

U afrua tek Ulsi Manja dhe i tha se ishte pezulluar për hetimet. Me hapa të ngadaltë, afrohet tek makina. “Futu në makinë”, i tha Ulsi Manja duke parë se kamerat nisën të filmonin.

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë ecën ngadalë drejt makinës për t’u larguar nga Panairi. Në ambjentet e Drejtorisë së Policisë e pret prokurori, që do t’i komunikojë vendimin.

Duke pritur shoferin që t’i hapë derën, Haki Çako mbështetet pak në dorezën e saj… Shikoni videon më poshtë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8GkGtzT8FW0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP