Babai i Granit e Taulant Xhakës: Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtarë…

Ragip Xhaka, babai Granit e Taulant Xhakës ka reaguar ashpër për të gjithë ata që e quajnë Granitn tradhtarë,

Në një intervistë për KohaDitore, ai ka thënë se  FIFA nuk ua lejon që djemtë e tij të luajnë për Kosovën.

” Granitit definitivisht nuk e lejon FIFA të luajë për Kosovën. FFK ka 15 ditë që e ka dërguar listën në FIFA dhe ajo është e konfirmuar. Emrat janë regjistruar dhe ka mbaruar ajo punë. Në bazë të informatave që kam marrë nga avokati im, i cili ka pyetur në FIFA, është bërë e ditur se lojtarët që janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës kanë status special. U kam kërkuar krerëve të FFK’së t’u ofrohen dhe të bisedojnë edhe me Federatën zvicerane për të gjetur një zgjedhje dhe nëse do të kishte pasur të drejtë atëherë ne do të nisnim proceduarat. Por, nuk kemi mundur të dorëzonim kërkesën individuale kur FIFA nuk e ka sqaruar situatën. Nëse do të refuzohej kërkesa e Granitit, me bindje të plotë them se Zvicra kurrë nuk do t’ia kishte hapur derën. Por, kur shikojmë nga ana tjetër, edhe sikur të kishte të drejtë të luante, nuk i kthehet në këtë formë shpina Zvicrës. Është e vërtetë që kam thënë se të dy djemtë e mi do të luajnë për Kosovën, por është deklaruar totalisht e kundërta nga FIFA. Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtarë, të tillë janë vetë”. Ka thënë ndër të tjera Ragip Xhaka.

SHKARKO APP