Deputetëve votues të plehrave u shkruajnë emrat në koshin e plehrave
63 deputetë të mazhorancës votuan pro ligjit që lejon importin e plehrave. Votimi erdhi pas një seance maratonë që pati diskutime të ndezura, ndërsa jashtë sallës dhjetëra qytetarë protestuan deri vonë. Mes diskutimeve ra në sy propozim i deputetit Ben Blushi. “Çdo deputeti që voton sot këtë ligj, duhet t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes. Sepse ka ardhur koha, që çdo kazan të ketë një emër”, tha ai.
Pas thirrjes së deputetit Ben Blushi, që prej mbrëmjes në Tiiranë aktivistë të ndryshëm kanë nisur të shkruajnë në koshat e plehrave emrat e deputetëve që votuan ligjin për importin e plehrave. Nuk kishte si të mungonte në këtë “hall of shame” edhe emri i deputetit Taulant Balla që e mbrojti me pathos ligjin që lejon që në Shqipëri të futen plehra të botës.
Aktivistët do të vazhdojnë në gjithë Shqipërinë me emrat e deputetëve votues në kazanët e plehrave. Çdo kazan do ketë një emër deputeti votues.
Po kush ishin deputetët që dhanë votën për futjen e plehrave të vendeve të tjera në Shqipëri.
Partia Socialiste
1. Edi Rama
2. Blendi Klosi
3. Ulsi Manj
4. Anila Agalliu
5. Bujar çela
6. Fatmir Xhafaj
7. Pandeli Majko
8. Vasilika Hysi
9. Vexhi Muçmata
10. Artan Gaçi
11. Anastas Angjeli
12. Evis Kushi
13. Adrena Marto
14. Antoneta Dhima
15. Edmond Leka
16. Blerina Gjylameti
17. Ervin Koçi
18. Evin Bushati
19. Gramoz Ruçi
20. Taulant Balla
21. Olta Xhaçka
22. Sadri Abazi
23. Ilir Xhakolli
24. Namik Dokle
25. Esmeralda Shkjau
26. Valentina Leskaj
27. Arben Çuko
28. Xhemal Qefalia
29. Pjerin Ndreu
30. Anduel Xhindi
31. Shkëlqim Cani
32. Pirro Lutaj
33. Paulin Sterkaj
34. Aldred Peza
35. Musa Ulqini
36. Adelina Rista
37. Dashamir Kamberi
38. Ilir Pendavinji
39. Ylli Ziçishti
40. Namik Kopliku
41. Eduard Bejko
42. Fidel Ylli
43. Eduard Shalsi
44. Besnik Bare
45. Rakip Suli
46. Erjeta Alhysa
47. Shkëlqim Troplini
48. Gentjan Bejko
LSI
1. Petrit Vasili
2. Luan Rama
3. Agron Çela
4. Robert Bitri
5. Luan Duzha
6. Shkëlqim Selami
7. Edlira Çekrezi
8. Bujar Kllogjeri
9. Kejdi Mehmetaj
10. Monika Kryemadhi
11. Silva Caka
12. Pirro Kapurani
13. Bujar Derveni
14. Redion Rahovica
15. Gjovalin Kadeli