Pas “Ed Shalsit”, shtohen emrat e politikanëve nëpër kazanë (FOTO)

Kuvendi dje miratoi projektligjin që lejon importimin e plehrave, kjo me votat e PS-së. Sakaq, shoqëria civile, e cila duket se ka shtuar emrat e politikanëve nëpër kazanët e plehrave në Tiranë, rezultat i indinjatës së njerëzve për miratimin nga shumica të ligjit që lejon importin e plehrave.

Mëngjesi i sotëm ka gjetur të tjerë emra politikanësh nëpër kazanë.

Te Inxhinjeria e Ndërtimit është parë ky kazan me emrin e deputetit Taulant Balla. Nuk ka munguar sigurisht edhe emri i kryeministrit Rama nëpër kazanë plehrash, si mund të shihet edhe në këtë foto, publikuar nga Nisma#Thurje.

kazane

Deputeti socialist është një nga nismëtarët e këtij ligji që ka sjellë debate të ashpra brenda sallës së Parlamentit dhe protestë jashtë tij. Një veprim i tillë nga shoqëria civile vjen pas thirrjes së deputetit Ben Blushi, i cili tha se, secilit deputet që voton pro t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes.

 

edi

edii

SHKARKO APP