Flamur Noka sherr me Ramën: Harroje se flet njeri në Kuvend veç Berishës

Veç sherrit mes Edi Palokën dhe Ilir Beqajt. Ka pasur sërish përplasje sot në seancën parlamentare. Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka është ngritur të flasë kryeministri Edi Rama.

Në këtë kohë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Flamur Nokës i cili e ka bllokuar Ramën duke ia zënë vendin në foltore dhe nuk e la të fliste me pretendimin se e ka rradhën ish-kryeministri Sali Berisha.

 DEBATI:

Leskaj: Ulu në vend se nuk e merr dot me dhunë fjalën

Noka: Harroje se flet kush këtu përvec Sali Berishës se ia ke përmend emrin

Noka-Ramës: Shko ulu. I ka thirrur emrin, harroje, mos t’ja thirrte emrin zonja. Paloka tha pastaj Berisha, mbaroi Paloka, flet Berisha pastaj ti.

Leskaj: Ulu në vend mos thyej rregulloren. Ndërpresim seancën dhe ndërkohë zoti Noka ju tërheq vërejtjen.

Pas ndërprerjes së seancës për pesë minuta, Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj deklaroi se deputeti i PD-së Flamur Noka do të përjashtohet nga seanca plenare pasi ky i fundit nuk i dëgjoi thirrjet e saj për tu ulur.

E gjithë kjo erdhi pasi deputetë të opozitës nuk e lejuan kryeministrin Edi Rama të flasë nga foltorja e Parlamentit, ndërkohë ish kryeministri Berisha qëndronte në foltoren e Kuvendit.

SHKARKO APP