Delina Fico flet për bashkëjetesën me Ministrin Çuçi: Nuk kam komplekse

Aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico, e gjendur dje në emisionin Tonight të Ilva Tares në Ora News, për herë të parë ka folur publikisht për lidhjen e saj me ministrin Bledi Çuçi, pas akuzës që iu bë për konflikt interesi nga një tjetër i ftuar në emision, pedagogu Jani Marka, në debatin e hapur për reformën në arsimin e lartë në Shqipëri.

Marka: Ju keni konflikt interesi në këtë gjithë debat që po ngreni…

Fico: Pse kam konflikt interesi unë?

Marka: Ti ku punon, yt shoq ku punon, yt shoq çfarë është?

Fico: Ejj ti dëgjo…

Tare: Mos i llogarisni gratë në karrierë, mos i krahasoni me burrat se është banale…

Fico: Dëgjo more, unë i kam bërë protestat  dhe kam përfunduar nëpër policira në kohërat kur vërtet dhunoheshe, jo në kohërat kur protestat projektoheshin në kafe dhe pastaj ngriheshe nga kafja, shkon bën gjestin dhe kthehesh prapë në kafe.

Tare: Jani prit ta sqaroj Delina atë të konfliktit të interesit..

Fico: Është e vërtetë që unë bashkëjetoj me një ministër shteti të kësaj qeverie. Po qe se do kisha ndonjë kompleks për këtë gjë, nuk do vija këtu në bisedë. Por unë nuk ekzistoj prej ministrit dhe njerëzit që më njohin e dinë që kam që në vitin 1994 që jam aktive në shoqërinë civile. Janit i sugjeroj të mos merret me teori konspiracioni.

Tare: Ka disa zonja dhe disa burra në këtë vend që kanë kontribut në jetën publike para se të kishin burra dhe gra respektive. Do ishte mirë që të mos sulmoheshin poshtë moralit. (Min. 45:25)

Marka: Konflikti i interesit nuk është sharje, unë hapur fola.

Tare: Në rastin konkrret nuk është konflikt interesi, sepse Delina nuk i mban sekret mendimet e veta. /ORA NEWS/

SHKARKO APP