Kryeministri Edi Rama shkruan nga Gjermania: Gëzuar Ditën e Pavarësisë !
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar për Ditën e Pavarësisë. Me një mesazh në Facebook, Rama ka uruar gjithë shqiptarët, kudo janë. Ai ndodhet në Gjermani në pritje te takimit me Kancelaren Merkel.
“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË
Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar!
Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, shkruan Rama në Facebook.
Vlora, gati për festime
Në këtë 104 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, qyteti i Vlorës, aty ku dhe u ngrit flamuri dhe u shpall Shqipëria e pavarur do të jetë dhe qendra e festimeve. Ceremonia e ngritjes së flamurit do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm ku do të marrë pjesë kreu i shtetit Bujar Nishani, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe një sërë autoritetesh të tjera vendore.
Më pas do të vijojë me koncertet festive në sheshet e qytetit për të kulmuar me atë në orën 11:00 të mbrëmjes në sheshin që mban dhe emrin “Pavarësia” në zonën e Skelës.
Festime do të ketë dhe ditën e nesërme për festën e Çlirimit. Mësohet se gadishmëria nga Bashkia e Vlorës dhe policia e këtij qyteti është maksimale për të pasur mbarëvajtje të aktiviteteve. Kanë kërkuar dhe përforcime nga FNSH për të pasur një kontroll të plotë të territorit dhe për të shmangur çdo lloj incidenti.
http://www.kohajone.com/2016/11/28/28-nentori-104-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise/
http://www.kohajone.com/2016/11/28/botohen-per-here-te-pare-dy-letra-te-rralla-per-28-nentorin-1912/
http://www.kohajone.com/2016/11/28/28-nentorimustafa-jemi-nje/